Audicionet e “The Voice Kids 3” kanë bërë ndalesën e fundit aty ku edhe kanë nisur, në Tiranë. Tashmë erdhi momenti për t’i lënë radhën fazave pasardhëse të spektaklit.

Përgjatë javëve të fundit kemi udhëtuar në qytetet kryesore të Shqipërisë si edhe në Kosovë, duke i dhënë mundësinë qindra fëmijëve të vegjël të paraqiten për të provuar zërin e tyre.

Edhe në këtë sezon të ri ashtu sikurse ai i kaluari, u spikatën shumë talente të vegjël që lanë mbresa tek paneli përzgjedhës jo vetëm me vokalin por gjithashtu duke pasqyruar në skenë karakterin dhe personalitetin e tyre të veçantë.

Emocione, surpriza dhe dëfrim i garantuar na pret në këtë edicion të ri të “The Voice Kids” me aventura dhe zbulim talentesh që do të mbahen mend gjatë!