Siç e mësuat edhe pak ditë më parë, një ndër moderatorët më të ri dhe premtues të Top Channel, Flori Gjini do sfidojë veten në rolin e V-Reporter në Netët Live të këtij edicioni.

Ekskluzivisht për “The Voice Kids”, Flori rrëfeu se u lumturua pa masë kur i’u propozua të bëhej pjesë e spektaklit si V-Reporter. Mbi të gjitha, ky rol e lejon të jetë më afër publikut dhe fansave të këtij talent-show por jo vetëm kaq!

“E bukura e të qenurit V-Reporter është të zbulosh pak më shumë nga karakteri i fëmijëve, përtej talentit që ata shfaqin në skenë” ,-tha ai.

Shumë pak kohë na ndan nga Netët Live dhe bashkë me të vjen edhe “Voice-Room”, spektakli brenda spektaklit dhe as këtë sezon surprizat nuk do të mungojnë.

“Voice-Room do të ketë shumë surpriza, sigurisht duke qëndruar brenda formatit të “The Voice Kids” ,-përfundoi ai duke theksuar se publiku duhet të përgatitet për një spektakël të vërtetë emocionues por në të njejtën kohë shumë argëtues.

Flori Gjini do të jetë në V-Room, për të përcjellë në kohë reale çdo moment nga spektakli përgjatë Netëve Live kjo edhe në Facebook. Nuk do të mungojnë komentet dhe analizat nga vocal-coach dhe konkurrentët të cilët do të jenë qendra e vëmendjes.