Shkrim i publikuar nga Frekuenca.com

Vajza 13-vjeçare me origjinë nga Kukësi është një model frymëzimi për të gjitha moshataret e saj.

Ajo është e talentuar, e dashur, punëtore dhe e vendosur për atë që do nga vetja. Ka një zë të mrekullueshëm, por të ardhmen nuk e shikon vetëm në muzikë, ajo ka dëshirë të bëhet mjeke ose veterinere, pasi i adhuron kafshët.

Danjela mahniti jurinë e “The Voice Kids” me zërin e saj duke bërë që ata të 4 të kthehen pa hezitim duke shtypur butonin.

   

Për më shumë shikoni videon ku ajo na prezanton me jetën e saj aq sa e vështirë, edhe e bukur.