Nata e dytë Live me protagonistë artistet e Skuadrës Gjoka nis me interpretimin e Frensit. Frensi u paraqit në Audicionet e Fshehura me këngën ‘Deeper’ duke arritur të bëjë të tre trajnerët të kthehen për të. Ajo zgjodhi Skuadrën Gjoka për të vazhduar rrugën me Betejat.

Në Beteja, Frensi ishte përballë Petrinës dhe Shpëtimit, dy artistë të tjerë që e bën garën për fitore shumë të fortë.

Frensi u zgjodh fituese e Betejës duke siguruar një vend në Netët Live ku këndoi ‘Believer’ nga Imagine Dragons. Performanca e saj ishte shumë e saktë dhe perfekte për të nisur një mbrëmje të tillë.