Frensi, një nga konkurrentet e Skuadrës Gjoka kalon në Netët Live, pasi fiton Betejën përballë Petrinës dhe Shpëtimit. Treshja këndoi ‘All of you’ nga John Legend.

Frensi në këtë sfidë kishte një këngë shumë të ndryshme nga ajo e Audicioneve të Fshehura që i siguroi biletën për të vazhduar ëndrrën e saj në ‘The Voice Kids’. Në audicione ajo u paraqit me ‘Deeper’ të Ella Eyre, këngë ku ajo tregoi forcën e zërit të saj.

Në Beteja me ritme shumë herë më të qeta, por me një saktësi dhe ngrohtësi në zë, arriti të shkëlqente dhe këtë herë duke imponuar zgjedhjen e saj për në Netët Live.