Një tjetër artiste e cila kalon ‘Betejat’ për të shkuar drejt Netëve Live është Vivian. Një vajzë e apasionuar pas futbollit, aktrimit dhe muzikës. Ka fituar çmime në muzikë që në vegjëli dhe vjen me besim të plotë për të ecur në ‘The Voice Kids’ dhe pse jo për t’u bërë një këngëtare e fashme në të ardhmen.

Që në Audicionet e Fshehura ajo u lakmua nga të gjithë trajnerët, por Vivian zgjodhi t’i bashkohet skuadrës së Aleksandër dhe Renis Gjokës. Ajo arriti të bëjë për vete trajnerët me performancën e saj.

Trajnerët Gjoka vendosën ta përballin Vivianin me Anjezën dhe Kleansën. Të treja ishin shumë të përgatitura në këngën e Betejave dhe si rrjedhojë fitorja nuk ishte aspak e lehtë. Po aq e vështirë ishte edhe për trajnerët Aleksandër dhe Renis Gjoka të merrnin një vendim, të cilët vendosën të çojnë Vivianin në Netët Live.