Nga Shkodra e artit dhe e kulturës zhvendosemi në Korçën e bukur Jug-Lindore. Për pak minuta pritet të nisë audicioni për gjetjen e talenteve të vegjël e sigurisht zërin më të mirë. Ndërkohë që Teatri i Kukullave është mbushur plot me fëmijë që priten të konkurrojnë, dyert sapo janë hapur bashkë me emocionet e tyre.

E gjithë dita e sotme u kushtohet fëmijëve të vegjël të cilët do të dalin para jurisë për të kënduar e performuar këngët që kanë përzgjedhur por gjithashtu për të na përcjellë energjinë e tyre të pastër dhe talentin që nuk mungon kurrë.