Mbrëmja e sotme në “The Voice Kids” ka qenë e mbushur plot emocione nga zërat e mrekullueshëm të konkurrentëve të vegjël.

Por kësaj mbrëmje nuk i kanë munguar surprizat, e një e tillë ka qenë edhe ngjitja në skenën e “The Voice” e këngëtares Elvana Gjata.
Ajo është një ndër këngëtaret më të pëlqyera të publikut të rritur, por edhe të fëmijëve, të cilët edhe në ‘The Voice Kids’ kanë kënduar këngët e saj.
Pas një mungese në ekranet shqiptare, duket se kjo skenë drithëruese e ka rikthyer Elvanën për të ndarë me publikun projektet që tashmë padyshim janë shndërruar në hite muzikore.

Top Channel