Një deklaratë e Ledion Liços rreth anëtarëve të jurisë ka habitur disi. Ai u shpreh se në fillim nuk donte që këngëtarët Aleksandër Gjoka dhe Renis Gjoka të ishin pjesë e jurisë.

“Aleksandri dhe Renisi nuk kanë qenë zgjedhja jonë e parë. Propozimin për ta e bëri Alban Male dhe sapo ma propozoi, unë thashë menjëherë ‘Jo’! Sandër Gjoka nuk ka bërë asnjëherë televizion, kështu që ishte e kuptueshme. Në këtë pozicion duhet të ishte një njeri që di të bëjë televizion. Renisi ishte më afër, por gjithsesi jashtë këtij raporti”,-theksoi Ledioni./Gazeta Express/