Sapo nisi në ekranin e Top Channel mbrëmja finale e edicionit të dytë të ‘The Voice Kids’.

6 finalistët e nisën mbrëmjen me një kolazh të “I like to move it”; I’m a believer”; dhe “Get Down”, e së bashku me ish-konkurrentët dhuruan një performancë fantastike për mbrëmjen më të rëndësishme të rrugëtimit të tyre në spektakël.

‘The Voice Kids’ falenderon Quest Style, Andi Murra dhe Tony Drum Studio për performancën fantastike që dhuruan në natën Finale të spektaklit.

Gjashtë artistët ,të cilët siguruan biletën për mbrëmjen finale të ‘The Voice of Albania’, janë Sindi-Frensi nga Skuadra Gjoka, Rita-Klea nga Skuadra Eneda dhe Ana-Denisi nga Skuadra Miriam.

Tashmë i mbetet publikut të vendosë se cili do të jetë zëri më i mirë i Shqipërisë.

20 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)