Shkrim i publikuar nga Gazeta Shqiptare

Ledion Liço nuk do të prezantojë më spektaklin ‘The Voice Kids’.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Top Channel, por pa shpjeguar arsyet e këtij vendimi të moderatorit të njohur.

“Nuk do të prezantoj më ‘The Voice’ dhe veçanërisht ‘The Voice Kids”, deklaron Ledioni në ringun e Betejave.

Për 8 vite ai ka prezantuar këtë spektakël, i cili ka bërë për vete publikun shqiptar.

Ndërsa sonte në mbrëmje pritet të mësojmë arsyen e vërtetë të këtij vendimi të marrë nga ai.