Gjithçka është gati për të nisur kërkimin për zërin më të mirë që do të emocionojë të gjithë në këtë edicion të ‘The Voice Kids’. Emrat e trajnerëve tashmë janë publikuar dhe janë pritur me shumë kureshtje dhe pozitivitet. Hamendësimet për identitetin e tyre kanë qenë nga më të ndryshmet.

Janë të shumta komentet dhe reagimet ne rrjetet sociale që tregojnë miratimin dhe kënaqësinë e publikut në zgjedhjen e katër trajnerëve. Këtë vit ulen në karriget e kuqe gati për të shtypur butonin dhe zgjedhur më të mirët në skuadrat e tyre Miriam Cani, Eneda Tarifa dhe Aleksandër e Renis Gjoka. Këta të fundit do të jenë në dy karrige për të njëjtën skuadër. Do të jemi dëshmitarë të adrenalinës dhe sfidave që sjell kjo risi.

Pak orë para fillimit të audicioneve vazhdojnë të mbërrijnë ende qindra aplikime. Parashikohet të jetë një edicion i pasur me talente dhe emocione pafund!
Ju mirëpresim nesër, në datën 9 Shtator në Tiranë, për audicionin e parë të ‘The Voice Kids’!
Audicionet fillojnë në orën 11:00, pranë mjediseve të Top Channel, Piramida.