Nis rrugëtimi i ‘The Voice Kids’ me audicionin e Tiranës. Siç pritej janë me qindra aspirantët për konkurrentë, të cilët po presin për të hyrë në mjediset e studiove të Top Channel, për të treguar talentin e tyre dhe për t’u bërë kështu pjesë e këtij edicioni të talent show-it më të pritur të këtij sezoni.

‘The Voice Kids’ hap dyert e audicioneve nën një atmosferë ekzaltuese dhe plot ngjyra. Emocionet dhe energjia pozitive kanë pushtuar të gjithë duke nisur këtë aventurë në mënyrën më të mirë të mundshme. Instalacioni i vendosur ne hyrje është transformuar shumë shpejt në setin fotografik më të parapëlqyer për të ruajtur këtë event të rëndësishëm në kujtesë.

Talentet e reja janë të vendosur të shfaqin të gjithë potencialin e tyre.