“The Voice Kids” u finalizua me fitoren e Denisit i cili ishte pjesë e skuadrës së Miriam Canit duket se e premtja nuk ka qenë hera e fundit.
Moderatori Ledion Liço tregoi në fund se këtë eksperiencë të veçantë ia dedikonte Sarës,bashkëshortes së tij dhe djalit të tij Londonit.
Ledioni ka bërë të ditur se “The Voice Kids” do të vijë me një tjetër episod këtë të premte.

“Epilogu i The Voice Kids” – ka shkruar Ledioni në Instastory duke na treguar edhe pamjen që do të ketë studio e ngritur posaçërisht për këtë të premte ku do të zhvillohet një post-Voice Kids.

Nuk e dimë saktësisht nëse do të këndohet apo do të bisedohet në këtë program të fundit, por nga skenografia tregon se do më shumë vëmendje diskutimit.

Mbetet tani vetëm për tu parë se çfarë stafi i “The Voice Kids” kanë menduar për episodin final të një spektakli të suksesshëm të këtij sezoni.