Pasi Ledion Liço u largua nga “The Voice”, edicioni i tretë i formatit të fëmijëve këtë vit erdhi me ndryshime.

Teksa prezantimi iu besua Dojna Memës, tanimë me nisjen e netëve live në  “The Voice Kids”, formatit do t’i bashkohet një tjetër moderator.

Raportohet se në prapaskenë, tashmë do prezantojë Flori Gjini.

Lajmin e ka bërë publik vetë “The Voice”, përmes llogarisë në Instagram.

“Flori Gjini është ‘V-Reporter’ i edicionit të tretë të spektaklit”, shkruhet në postimin në fjalë.

Aktualisht Flori është pjesë e kastit të “E Diell”, ndërkohë kujtojmë se ai është bërë pjesë e ekranit të “Top Channel” një vit më parë si moderator në programin “Pushime on Top”.