“Në Top Channel, e ku tjetër?” – do thoshte dikush e me të drejtë sepse si Arbana ashtu edhe Ledioni nuk kanë provuar asnjëherë të largohen nga ‘shtëpia’ e tyre mediatike.

Kjo sepse të dy moderatorët janë edhe më të preferuarit si në publik ashtu edhe brenda televizionit çka është edhe arsyeja kryesore se pse priten me padurim programet e tyre.

Ishte parë në rrjete sociale që Arbana të postojë shpesh nga xhirimet për “Dua të të bëj të lumtur” ndërkohë që edhe Ledioni poston promo për emisionin e tij ‘The Voice Kids’.

Ishte e ditur qysh herët se programi i Arbanës do të niste sezonin tjetër, më specifikisht në shkurt, atëherë kur nis edhe sezoni i ri.

Por, për ‘The Voice kids’ nuk kishim një ide të qartë. Gjërat janë qartësuar sepse vetëm para pak minutash Ledioni ka shkruar se emisionin do të mund ta shohim në janar çka na bën të kuptojmë se ‘The Voice Kids’ i është rezervuar sezonit të ardhshëm.

Duket se dy top prezantuesit kanë bashkuar forcat për emisionin e ri.

Edhe Arbana edhe Ledioni po shijojnë jetën private të cilës i janë përkushtuar shumë dy vitet e fundit. /Blitz/