Pas 4 vitesh mungesë në ekran, versioni për fëmijë i “The Voice of Albania” do të rikthehet në Top Channel me një edicion të dytë pas premierës së parë më 2013.

Lajmi është dhënë nga vetë televizioni, i cili disa orë para natës finale të “The Voice 6” ka publikuar spotin televiziv. I ngjashëm me versionin për të rritur, “The Voice Kids of Albania” do të ketë të njejtën përmbajtje në thelb, por kësaj rradhe rrugëtimi do të jetë në kërkim të artistëve të vegjël nga mosha 6-14 vjeç, të cilët do të jenë zërat e ardhshëm të Shqipërisë.

Burime për IMAlbania.com pranë produksionit bëjnë me dije ende nuk ka detaje nga spekakli, të cilat priten të zbulohen së shpejti me fillimin e sezonit të ri televiziv. Ndërkohë për të gjithë të interesuarit, The Voice në faqen e tij web, ka hapur edhe rregjistrimin për audicionet.

/imalbania.com/