Shkrim i publikuar nga Infomedia Albania

Tashmë gjithçka është në përgatitjet e fundit dhe ashtu si mendohej, Ledion Liço ka zbuluar edhe kohën se kur do të fillojë “The Voice of Kids”, formati i vetëm talent show në Shqipëri i cili vlerëson artistët e vegjël.

Nëpërmjet një postimi në intagram ku shfaqet spoti i ri televiziv është bërë i ditur edhe start-imi i edicionit të ri të The Voice Kids.

#Repost @voicealbania ・・・ Rikthimi i ‘The Voice Kids’, Janari në ekranin e Top Channel. #voicekidsalbania @topchannelalbania

Muaji janar do të jetë edhe periudha kur ky format do të filloj transmetimin në ekranin e Top Channel.