Pritjes për spektaklin më magjepës të sezonit i erdhi fundi! Viti do të nisë me ‘The Voice Kids’ në ekranin e Top Channel. Janë përzgjedhur më të mirët, zërat më emocionues për të marrë pjesë në Audicionet e Fshehura, që do të nisin kështu garën në këtë spektakël talentesh. Të gjitha përgatitjet për të nisur ëndrrën kanë përfunduar. Nga data 19 Janar teleshikuesit do të njihen me zërat e fëmijëve më të talentuar të shqiptarëve. Spoti përrallor i spektaklit paralajmëron një magji të vërtetë!

Gjithçka në këtë udhëtim të deritanishëm ka qenë e mbushur me emocion dhe shumë dashuri. Gjatë realizimit të spotit trajnerët janë futur natyrshëm në rolin e tyre. E gjitha ka rrjedhur në një mënyrë organike dhe idetë janë materializuar në mënyrë të përkryer.

Falenderime të veçanta shkojnë për të gjithë ata që bashkëpunuan në realizimin e kësaj promo-je, Elva Bella, Rezart Gurashi, Elis Kruja, Ardian Koçi, Jurgen Murrizi, Orion Goga,  Marin Mema dhe Divjaka Resort.