Sindi hyri në ‘The Voice Kids’ pas një interpretimi fantastik të këngës ‘Something’s got a hold on me’. U bë kështu pjesë e Skuadrës Gjoka dhe në javën e parë të spektaklit mbante vendin e parë për videon më të klikuar në youtube.

Në Beteja, Sindi ishte përballë Sajanës dhe Luisidës. Kënga që trajnerët kishin zgjedhur për vajzat ishte ‘Are we all we are’. Nga kjo Betejë doli fitimtare Sindi.

Trajnerët Gjoka kanë zgjedhur për Sindin këngën ‘Grace Potter and The Nocturnals’ për konkurrimin e saj në Netët Live. Një interpretim fantastik, i cili u duartrokit fort në sallë.