Shkrim publikuar nga INTV.al

Talente herët ose vonë shkëlqejnë pavarësisht faktit se në kompeticione ku zbulohen yjet e rinj të skenave ndodh që të mos triumfojnë për arsye të ndryshme.

Një episod i tillë ka ndodhur edhe në “The Voice Kid”, ku së fundi ka qenë i ftuar një prej këngëtarëve më të talentuar, Ylli Limani për të përshëndetur publikun me dy nga hitet e tij të momentit.

Po të bëjmë pak retrospektivë, Ylli ka qenë konkurrent në “The Voice” para 7 vitesh dhe asokohe anëtare e jurisë ishte edhe Miriam Cani.

Pas performancës, Miriami kujtoi me nostalgji kohën e sezonit të parë dhe nuk harroi të përmendë edhe faktin që për Yllin, ajo as nuk e kishte shtypur butonin.

Pasi Ledioni ia kujton këtë moment, ajo pranon e zënë në faj: “Jooo, nuk e kam shtypur fare butonin për Yllin”, por shtoi se është pikërisht Ylli një rast tipik që tregon se në këtë spektakël nuk ka rëndësi sesa lart shkon. Më shumë se kjo, ka vlerë rruga që bën më pas.

Ylli Limani aktualisht është një nga këngëtarët më të talentuar që këtë talent e ka përkthyer në një talent të padiskutueshëm.

Epo siç thotë dhe ajo fjala e urtë shqiptare: “Fshati që duket nuk do kallauz” edhe talenti i yllit edhe pse ka marrë një refuzim të vogël në The Voice tashmë është i adhuruar nga shumë fansa.

dg_45.png

xcv_w3.png