Nata e dytë e ‘The Voice Kids’ ishte e mbushur me zëra të bukur që lanë pa fjalë trajnerët, të cilët në shumë raste u përballën me njëri-tjetrin për të ‘rrëmbyer’ një talent në skuadrën e tyre. Një zë i veçantë ishte dhe ai i Speranzës. Po aq i veçantë ishte dhe emri i saj, për historinë që mbarte.

Speranza arriti të bëhet pjesë e ‘The Voice Kids’ duke plotësuar kështu një ëndërr. Pasi përfundoi performancën e saj në skenë, u pyet nga trajnerja Eneda për kuptimin e emrit të saj. E emocionuar Speranza tregoi historinë e mrekullisë së mbijetesës së një foshnje që lindi parakohe, për të cilën prindërit kishin vetëm një urim, një shpresë që ajo të mbijetonte. Kështu mori emrin Speranza (Shpresë) dhe jetoi për të lumturuar prindërit e saj dhe të gjithë njerëzit që e kanë njohur.

Speranza kaloi Audicionet e Fshehura për të vijuar rrugëtimin për në fazën pasuese që janë Betejat.

Në videon më poshtë babai i Speranzës tregon historinë e emrit të saj.