Ato ishin dy binjaket më të komentuara në “The Voice Kids” të cilat pas konkurrimit kanë marë një rol mjaft të rëndësishëm në “V-Room”.

Majda dhe Klea të njohura si “Insta Motrat” janë bërë zërat e publikut që na ka komentuar pa fund në rrjetet sociale gjatë netëve live dhe finales së madhe.

Të ndara në rolet e tyre ‘e mira’ dhe ‘e keqja’, binjaket simpatike kanë lexuar komentet në Instagram dhe Facebook e gjithashtu kanë përcjellë opinionet e tyre rreth konkurrentëve, trajnerëve, Ledionit dhe Dojnës.

Nëpërmjet një sondazhi të zhvilluar në platformat tona sociale ne pyetëm publikun nëse duan t’i shohin përsëri ato në sezonin e ri, dhe rezultatet i kanë kaluar pritshmëritë.

Me 70% vota pro, publiku dëshiron t’i shohë ato sërish në spektaklin e madh. Sezoni i ri i “The Voice Kids” mbart shumë surpiza, a do të jenë Majda dhe Klea sërish pjesë e saj?! Kjo do të zbulohet shumë shpejt.