Ne jemi gati! Po ju presim me shumë entuziazëm dhe dashuri për të nisur bashkë këtë aventurë të bukur. Edhe shumë pak na ndan nga dita e audicionit të parë në Tiranë, në datën 9 shtator.

Do të keni mundësinë të lini gjurmë jo vetëm me talentin tuaj në muzikë, por dhe duke shkruar emrin apo një mesazh në instalacionin e krijuar enkas për ‘The Voice Kids’.

The-Voice-WEB

Ju rikujtojmë se për të marrë pjesë në audicionet e ‘The Voice Kids’ duhet të jeni të shoqëruar nga prindërit ose një person i afërm në moshë madhore. Këta të fundit ashtu si dhe fëmijët duhet të kenë një dokument identifikimi me vete (pasaportë, çertifikatë ose kartë identiteti) si dhe një foto të tre muajve të fundit. Duhet të keni përzgjedhur dhe përgatitur paraprakisht së paku dy këngë. Zgjedhja e zhanrit të këngës dhe gjuhës është tërësisht në dorën dhe shijet tuaja.

Ju presim ditën e shtunë, në mjediset e TOP CHANNEL tek Piramida. Audicionet fillojnë prej orës 11:00.