Jonida Maliqi është një ndër këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar e cila është gjithmonë pranë fansave të saj jo vetëm nëpërmjet projekteve muzikore por edhe përmes intervistave si edhe në platformat sociale të cilat i përditëson vazhdimisht.

Ajo do të prekë skenën e The Voice pas 3 vitesh për të përjetuar edhe një herë emocionet e këtij spektakli. Jonida ka qenë në rolin e trajneres në edicionin e 5-të të The Voice of Albania e cila për të ishte një sfidë shumë e dashur astistike.

Të premten në Natën e dytë Live ajo do të na dhurojë një performancë të paharrueshme si dhe do të përjetojë në pak momente magjinë e Netëve Live dhe ngrohtësinë e publikut që e mirëpret gjithmonë.

Shumë shpejt, Jonida Maliqin do ta shohim edhe në edicionin e 64-t të Festivalit Europian si përfaqësuese e Shqipërisë me këngën “Ktheju Tokës”.