Mbyllen audicionet e ‘The Voice Kids’ për t’i lënë radhën fazave pasardhëse të spektaklit. Me përfundimin e audicionit të sotëm do të bëhet seleksionimi i fëmijëve që kalojnë në Audicionet e Fshehura, për të dhënë maksimumin e tyre dhe bërë të mundur që trajnerët të shtypin butonin për ta.

Në ditët në vijim, produksioni do të njohë pjesëmarrësit me vendimin e panelit përzgjedhës. Do të nisë kështu rrugëtimi drejt argëtimit të sigurtë me talentin show-n më të pritur të sezonit.

Trajnerët po presin me padurim të njohin fëmijët që do të bëhen pjesë e skuadrave të tyre. Kurioziteti është i madh për të njohur emrat, karakteret dhe talentin e fëmijëve që do të bëhen protagonistët e programit muzikor të vitit!