Miriam Cani, vendosi përballë njëra-tjetrës në një Betejë Danjelën, Siborën dhe Jasmina D. Këngën që trajnerja kishte zgjedhur për vajzat ishte ‘Chandelier’. Një nga këngët më të vështira, jo vetëm për t’u interpretuar, por edhe për t’u sjellë në një mënyrë origjinale.

Këshillat e Miriamit ishin jo vetëm në lidhje me këngën, por me të gjithë interpretimin, pasi kjo këngë specifikisht do të ishte e paplotësuar, nëse nuk do të interpretohej në mënyrën e duhur, duke patur parasysh natyrën energjike të saj. Vajzat në skenë sollën një atmosferë të këndshme si me interpretimin e tyre ashtu dhe e batutat e çiltra fëmijënore. Frika e trajneres në lidhje me këtë treshe ishte nëse do të arrinin ta përcillnin në mënyrën e duhur e me energji këngën dhe konkurrentet e Skuadrës Miriam duket se ia dolën më së miri.

Danjela ishte fitimtarja e Betejës duke vazhduar kështu në Netët Live.