Pas Tiranës dhe Vlorës, ‘The Voice Kids’ udhëton drejt qytetit të Prishtinës për të vazhduar audicionet. Në çdo edicion të ‘The Voice’, Kosova ka patur përfaqësues që na kanë emocionuar me zërin e tyre dhe kanë gjetur aty shkallët për të ngjitur karrierën e tyre artistike.

Audicionet kanë filluar në orën 13:00, në mjediset e Top Channel, tek Pallati i Rinisë dhe Sporteve. Janë të ftuar të marrin pjesë në audicione të gjithë fëmijët që muzikën e kanë pasionin e tyre më të madh.

Të gjithë fëmijët, nga mosha 6 deri 14 vjeç, do të kenë mundësinë të shfaqin potencialin e tyre përballë panelit përzgjedhës, për një mundësi për t’u bërë ylli i ardhshëm i këngës.