6 Beteja, 6 konkurrentë 2 nga secila skuadër arritën sonte të kualifikoheshin në Netët Live.

Vendimi për të përzgjedhur se cili do të kalonte Betejat nuk ishte aspak i thjeshtë për trajnerët të cilët herë pas here shprehen se kjo fazë, megjithëse vendimtare është ndër më të vështirat në këtë spektakël.

Nga skuadra Gjoka, 2 artistet që u përzgjodhën për të prekur magjinë e Netëve Live ishin; Isea e cila u përball në Betejë me Donin dhe Sarën dhe Lolita që doli fitimtare mes Eneas dhe Kristel.

Miriam Cani mori me vete në Netët Live Erzën dhe Noan. Secila prej tyre kishte përballë konkurrente shumë të talentuara. Erza ishte në Betejë me Majselën dhe Antonellën ndërsa Noa me Enkelën dhe Marian.

Trajnerja Arilena pas shumë vështirësishë vendosi të çojë në Netët Live nga skuadra e saj, Ermalin i cili në ringun e Betejave ishte përballë Markusit dhe Gledisit gjithashu dhe Anisën e cila triumfoi kundrejt Violetës dhe Sofikës.

Të tjera Beteja do të vijnë javën e ardhshme me të tjera momente emocionuese dhe vendime të vështira për tu marrë nga trajnerët.