Kida do të jetë e pranishme në natën e parë Live të ‘The Voice Kids’, të premten, më 23 Mars dhe janë të shumtë fansat dhe adhuresit e muzikës së saj, të cilët po presin me padurim atë mbrëmje. Ky lajm u publikua në Instagramin zyrtar të ‘The Voice Kids’ nëpërmjet një video të këngëtares, e cila i fton të gjithë në Natën Live ku ajo do të performojë.

Këngëtarja nga Prishtina është vlerësuar si këngëtarja në krye te 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. Në ‘Top Music Awards 2016’, Kida rrëmbeu çmimin ‘Artist to Watch’. Ajo ka në repertorin e saj këngë mjaft të suksesshme.

Kida u bë fillimisht e njohur për publikun në performancën e saj në skenën e koncertit të DMX me këngën ‘Murder’ në vitin 2014. Pas kësaj ajo ka pasur mjaft bashkëpunime me këngëtarë po ashtu të njohur. Këngët e saj janë bërë ‘hit’ në tregun e muzikës shqiptare. Videoklipi i saj i fundit, i titulluar ‘Ti’ është lançuar në Shkurt të 2018-ës.