E para konkurrente e Skuadrës Eneda që u ngjit në skenën e ‘The Voice Kids’ në Netët Live ishte Klea. Klea arriti të kalonte Audicionet e Fshehura duke bërë të gjithë trajnerët të kthehen për të.

Ajo u paraqit me këngën ‘Unconditianally’.

Në Beteja trajnerja e saj e vendosi përballë Jasminës dhe Ajlës. Klea arriti të triumfonte në edhe në atë fazë të spektaklit për të prekur skenën e Netëve Live.

Ajo performoi këngën ‘Hape Veten’ të këngëtares Aurela Gaçe. Energjia e Kleas në skenë është një karakteristikë që e shoqëron në çdo interpretim.