Klea ishte konkurrentja e parë që shkoi në Netët Live natën e dytë të Betejave. Trajnerja Eneda Tarifa vuri përballë Jasminën, Ajlën dhe Klean. Klea ishte e vetmja konkurrente nga Maqedonia. Ajo u prezantua në Audicionet e Fshehura me këngën ‘Unconditionally’, ndërsa në ‘Beteja’ Klea bashkë me Jasminën dhe Ajlën performuan këngën ‘Can’t feel my face’.

Për Klean u kthyen të gjitha karriget duke nisur kështu një ‘betejë’ të trajnerëve për ta patur në skuadrën e tyre. Klea zgjodhi trajneren Tarifa për të vazhduar garën më tej në ‘The Voice Kids’. Gjatë fazës së Betejave, Klea tregoi saktësi në ekzekutimin e këngës, duke lënë trajneren e saj shumë të kënaqur me progresin e bërë që nga momenti që morën këngën deri në Beteja.