Filloi puna e përzgjedhjes në mjediset e Bilbliotekës së Fëmijëve në Korçë. Sapo, u çel dera e audicioneve për të shoqëruar fëmijën e parë përpara mikrofonit të vendosur përballë panelit përzgjedhës.

Nis kështu dita, me emocione si nga fëmijët ashtu dhe nga prindërit që i shoqërojnë. Audicionet janë pritur me shumë entuziazëm dhe padurim, që nga momenti i spotit të parë publicitar që njoftonte këtë edicion të ‘The Voice Kids’. Kështu na rrëfejnë prindërit, të cilët presin bashkë me fëmijët momentin që do t’u thirret emri, sipas numrit rendor që mbajnë për të performuar këngën që kanë përzgjedhur.

Nëpërmjet këtyre audicioneve fëmijët janë vetëm një hap larg materializimit të ëndrrave të tyre. Mundësia që ‘The Voice Kids’ iu jep të gjithë konkurrentëve të vegjël për të nisur rrugën e artit, për të gjetur skenën ku do të shprehin talentin, ka bërë që gara për t’u futur në grupin e më të mirëve, që do të përballet me trajnerët në Audicionet e Fshehura, të nisë fuqishëm.