Enxhi u ngjit në skenën e ‘The Voice Kids’ në të premten e katërt të këtij spektakli. Kjo skenë nuk ishte e para për të. Një muzikante e vogël me shumë dashuri për muzikën la pa fjalë trajnerët.

Muzika është pjesë e pandarë e jetës së Enxhit, e cila studion violinën që në moshë të vogël. Ëndrra e saj më e madhe është që një ditë të bëhet pjesë e orkestrës vjeneze. Suksesin e parë Enxhi e arriti, duke bërë të tre trajnerët të kthehen për të.

Një vlerësim nga profesionistë dhe artistë si trajnerët e ‘The Voice Kids’ është një shtysë e fortë për fëmijët, për të kuptuar se janë në rrugën e duhur për të arritur synimet e tyre.