Ledion Liço është prezantuesi historik i ‘The Voice’ në Shqipëri. Për 8 vite ai ka prezantuar këtë spektakël, i cili ka bërë për vete publikun shqiptar.

Ky është një nga emisionet e tij më të dashura, e megjithatë në puntatën që do të transmetohet sonte në darkë, ai pohon se ky është ‘The Voice’ i fundit për të.

Nuk do të prezantoj më ‘The Voice’ dhe veçanërisht ‘The Voice Kids’, deklaron Ledioni në ringun e Betejave.

Sonte në mbrëmje do të njohim arsyen e vërtetë të këtij vendimi të marrë nga ai.