Sonte nis një tjetër fazë e rëndësishme në “The Voice Kids”, ajo e Betejave.

Përgjatë këtyre 3 javëve do të shihni 18 artistët e çdo skuadre në një sfidë të fuqishme mes tyre. Skena drithëruese në të cilën ata u paraqitën gjatë Audicioneve të Fshehura, tashmë është shndërruar në një ring të vërtetë.

Sakaq, emocionet për trajnerët do të shumëfishohen. Në këtë fazë janë ata të cilët vendosin trio-t e konkurrentëve që do të përballen në Beteja , këngët e tyre e mbi të gjitha, të përzgjedhin se cilin do të marrin me vete në fazën pasardhëse.

Në fund të kësaj faze, Miriam Cani, Aleksandër e Renis Gjoka dhe Arilena Ara do të kenë përkatësisht nga 6 konkurrentë në skuadrat e tyre të cilët do të prekin magjinë e Netëve Live.

Një spektakël i vërtetë në pret sonte ku artistët e vegjël do të lënë pa fjalë publikun dhe do të vënë në vështirësi trajnerët e tyre me talentin që ata kanë.