Mbyllet dita e parë e audicioneve. Pavarësisht numrit shumë të madh të aspirantëve për konkurrentë rezultoi një ditë e suksesshme. Spikatën shumë zëra të cilët jemi të sigurtë se do të kemi kënaqësinë t’i dëgjojmë, jo vetëm në fazat pasuese të ‘The Voice Kids’, por dhe shumë më gjatë.

Vocal Coach-ët mbetën të mrekulluar nga prurja e talenteve në këtë edicion. Nuk munguan momentet gazmore të krijuara nga spontaniteti fëmijënor, ashtu si dhe shumë fëmijë surprizuan me profesionalitetin dhe maturinë e tyre artistike. E gjithë dita është pasqyruar në kohë reale në mediat sociale, duke mbledhur në këtë mënyrë dhe reagimet e publikut, të cilët dhe pse në fillesë kanë arritur të kapin ndjesinë e spektaklit të sigurtë duke dhënë një reagim pozitiv.

Ashtu si njoftuam më herët, për shkak të fluksit të aspirantëve për konkurrentë, Audicionet e Tiranës për ‘The Voice Kids’ do të vazhdojnë edhe nesër prej orës 11:00, pranë ambjenteve të Top Channel, te Piramida.