Një ditë intensive sot në Prishtinë, ku qindra fëmijë u paraqitën në zyrat e Top Channel, për të marrë pjesë në audicione. Mes këngësh, emocione, që ndonjëherë përfshinin fëmijët aq fortë sa stepeshin në performancat e tyre dhe të tjerë që mahnitën jurinë duke zbuluar aftësitë në maksimum, dita rezultoi e përmbushur në synimin e saj.

Arritën të shfaqnin më së miri përballë panelit anën më të bukur, duke shprehur identitetin e tyre jo vetëm nëpërmjet zërit, por dhe qëndrimit e veshjeve, si profesionistë të vërtetë.

Mbyllen kështu audicionet e Prishtinës për të vazhduar me Korçën, në datë 19 Shtator, te Biblioteka e Fëmijëve, ora 13:00.