Nata e parë e Betejave u mbyll me një interpretim fantastik të këngës “When you believe” nga Ana, Klaudia dhe Aulona.

Trajnerja formoi kështu një treshe perfekte për peshën e një kënge të tillë. Në skenë vajzat treguan se janë profesioniste të vërteta dhe që kanë një talent të padiskutueshëm. Ajo që u vu re në interpretimin e tyre dhe që u përcoll dhe tek publiku ishte sintonia e zërave. Vajzat i dhuruan publikut shumë emocione. Trajnerja e pati shumë të vështirë që të bënte zgjedhjen e saj, pasi realisht ajo mendonte se këngën e përballuan në një mënyre perfekte që të treja.

Miriami zgjodhi Anën si fituesen e kësaj Beteje.