E premjta e 18 janarit erdhi më shpejt nga sa u duk në fillim kur Top Channel lajmëroi se pikërisht kjo datë do të ishte pikënisja e sezonit të tretë të “Voice Kids”. Me siguri, fëmijët tuaj janë “mobilizuar” që sot në mbrëmje të jenë para ekranit por ne besojmë fort, se nuk janë vetëm ata të cilët do të kënaqen tashmë çdo të premte mbrëma dhe ka arsye të forta për këtë.

Në përgjithsi, e premtja mbrëma, është më perfektja për të ndjekur televizion sepse kështu bëhet një hyrje shumë e mirë për një fundjavë çlodhëse e zbavitëse dhe “The Voice Kids” e ka dëshmuar në fakt vërtetësinë e kësaj me një sezon të jashtzakonshëm që lamë pas, që sigurisht është një sfidë e madhe për organizatorët e këtij viti në mënyrë që të tejkalojnë vetveten.

Pa u zgjatur më tepër, ne të News31.al po ju tregojmë 5 arsyet se përse ky edicion nuk duhet humbur për asgjë, me besimin se njësoj me ne mendoni edhe ju.

1. Është ajo: Dojna Mema.

Sfida e Dojna Memës mban tashmë emrin “e premte 18 janar”. Ndonëse e ardhur nga bota e radios dhe televizionit, pa dyshim, “The Voice” është projekti më I madh që Dojna do të moderojë për javë të tëra. Ajo I ka të gjithë komponentët për të shkëlqyer, ndaj dhe stafi I Top Channel kanë propozuar pikërisht atë: e talentuar, e shkathët, me një elekuencë të paparë dhe shumë e saktë, Dojna do të duhet të “superojë” veten në këtë format dhe ne mezi po presim ta shohim “se si i rri”.

Së fundmi, Arilena ka qenë një ndër emrat më të lakuar përsa I përket muzikës dhe u desh një hit si “Nëntori” që ajo të merrte famë edhe ndërkombtarisht. Provoi skena e stadiume të mëdha dhe tashmë u kthye me supe që I mbajnë shumë më tepër eksperiencë. Sa e “zonja” do të jetë Arilena t’i japë pak nga gjithçka ka marrë këto vitet e fundit në skenat e botës, fëmijëve që do të zgjedhin skuadrën e saj? Pikërisht, kuriozë jemi ta shohim. Ndërsa për Aleksandër dhe Renis Gjokën e Miriam Canin nuk kemi çfarë komentojmë pasi performanca e tyre në sezonin e kaluar, ka folur vetë ndaj pritshmëritë I kemi të larta.

3.Fëmijët janë më të prirur se kurrë ndaj muzikës.

Duket si një trend që ka ekzistuar gjithmonë, por me zhvillimin e botës virtuale ka prekur kulmin. Cover-a, fëmijë që imitojnë këngëtarë të mëdhenj, fëmijë me kanale Youtube-i, fëmijë me shumë ndjekës në rrjete sociale,…të gjitha këto bëjnë që prurjet e talenteve të jenë të një niveli të lartë. Kjo lloj dinamike dhe energjie pozitive që “The Voice Kids” përcjell nëpërmjet ekranit, është diçka që I mungon televizioneve shqiptare në përgjithsi.

4.Gati për të “mbajtur barkun me dorë” nga të qeshurat!

Përveçse të talentuar dhe të dashuruar me muzikën, fëmijët kanë dhe botën e tyre krejt të çiltër e spontane. Sado t’i fusësh fëmijët brenda kornizave të një formati televiziv, ata do ta nxjerrin veten dhe në “The Voice Kids” ata e gjejnë gjithë lirshmërinë për ta bërë këtë gjë. Mjaft të kujtojmë se si vogëlushët e vitit të kaluar “zaptuan” faqet e meme-ve në Instagram dhe u kthyen në viral nga komentet e tyre sportive për të kuptuar se të qeshura na presin shumë.

5.Ethet e garës, janë gjithsesi aty!

Janë fëmijë, janë shumë të talentuar sa vështirë të mos mërzitesh kur ata nisisn dhe eleminohen një e nga një, mirëpo, në fund të ditës “The Voice Kids” mbetet një garë ku gjithësecili prej nesh në mënyrë subjektive vendos të përkrahë një konkurrent të caktuar. Ethet nëse konkurrenti që ne pëlqejmë do t’ja dalë mbanë të ngrejë trofeun, na shoqëron më emocion çdo të premte mbrëma deri në përfundim të këtij edicioni.

Këto janë 5 arsyet kryesore se përse ne sot do të zgjedhim “The Voice Kids”, njësoj do të bëni besojmë dhe ju, e meqë emocionet me siguri kanë nisur për të gjithë protagonistët e mbrëmjes së sotme, nga redaksia e News31.al: “break a leg you guys!