Mbrëmjen e sotme startoi sezoni i tretë i “The Voice Kids” nën moderimin e Dojna Memës. Talentet e vegjël vijnë në këtë show me historitë, ëndrrat dhe pasionin e madh që kanë për muzikën.

Një nga ato talente është dhe djali i këngëtares së njohur me origjinë maqedonase Fitnete Tuda, Doni, i cili konkuroi me këngën e mamit “Shi bie në Tiranë”.

Falë zërit të tij të bukur Doni u kualifikua për në fazën e betejave. Në skenë u ngjit dhe e ëma, Fitnet-ja e cila e dëgjoi për herë të parë djalin e saj duke kënduar në një skenë të madhe.

Paraqitja e Donit në “The Voice Kids” me këngën hit të mami Fitnete, do mbetet padyshim një nga kujtimet më të bukura për këngëtaren e njohur