Si në çdo qytet tjetër ku kemi udhëtuar deri tani nuk kanë munguar asnjëherë emocionet dhe dëshira e madhe e fëmijëve të vegjël për të provuar zërin në Audicionet e “The Voice Kids 3”.

Tingujt muzikor mbërthyen Pallatin e Kulturës në qytetin bregdetar të Vlorës aty ku dhjetra fëmijë u shfaqën që në orët e para të mëngjesit të ditës së dielë për Audicionet.

Disa nga talentet e vegjël u shprehën shumë të ekzaltuar për të kënduar para jurisë ku me mikrofonin në dorë dhe me zë të turpshëm na kanë zbuluar këngët që zgjodhën për të kënduar. Disa prej tyre lanë mbresa të mëdha tek juria me zërin kumbues dhe stilin e veçantë të të kënduarit.

Kemi ende shumë destinacione të tjera ku do të udhëtojmë për të zbuluar talente të vegjël e sidomos zërin më të mirë. Ditën e martë më 19 qershor, ne do të jemi në qytetin e Kukësit prej orës 11:00 tek Pallati i Kulturës. Ejani të provoni zërin tuaj!