Paneli përzgjedhës ka nisur të dëgjojë zërat e parë të fëmijëve në Vlorë. Audicionet nisin kështu mbarë, duke krijuar sigurinë se do të sjellë rezultatet e pritura. Vlora ka patur përherë përfaqësues të talentuar në ‘The Voice’ dhe  jemi të sigurtë që në edicionin e fëmijëve nuk do të jetë ndryshe.

Atmosfera e ngrohtë dhe gazmore e bën këtë aktivitet një festë të këndshme për këdo. Performancat e fëmijëve lënë të mahnitur shpesh herë stafin e ‘The Voice Kids’, të cilët i janë futur punës me detyrën e qartë për të zbuluar talentet që me dhuntinë e tyre, të mund të na mrekullojnë dhe kënaqin të gjithëve.