Sonte në mbrëmje starton ‘The Voice Kids’. Do të nisë gara midis trajnerëve për të marrë në skuadrën e tyre fëmijët më të talentuar për të nisur rrugën drejt finales.

Më në fund publiku do të mund të shijojë jo vetëm zërat e fëmijëve të supertalentuar që kanë arritur të kalojnë audicionet e nisura që nga muaji shtator, por dhe batutat pafund dhe situatat e këndshme të krijuara nga trajnerët, Eneda Tarifa, Miriam Cani, Aleksandër dhe Renis Gjoka.

Gjithçka që është lajmëruar këto muaj do të mund të shihet sonte në mbrëmje. Një spektakël për të mos u humbur!