Mejba u bë pjesë e ‘The Voice Kids’ pas konkurrimit në Audicionet e Fshehura me këngën ‘Tears’. Një konkurrim i suksesshëm, pasi për të u kthyen të tre trajnerët duke i siguruar një vend në spektaklin më të madh të talenteve.

Betejat gjithashtu ishin një sukses për të. Përballja me Natalinë dhe Alinën me këngën ‘Fame’ ishte e vështirë, por e nxorri Mejbën fitimtare.

Mejba solli në Netët Live një këngë nga legjendat e muzikës shqiptare. Kënga ‘Rrisim jetën tonë’ nga Vaçe Zela u interpretua në mënyrë brilante nga ajo.