Duket sikur kjo ditë është pritur me padurim nga të interesuarit. Përveç qindra aplikimeve të regjistruara në database të ‘The Voice Kids’ ka pasur edhe qindra të tjerë që kanë vendosur të vijnë direkt në audicion.

Për shkak të fluksit të apirantëve për konkurrentë, Audicionet e Tiranës për ‘The Voice Kids’ do të vazhdojnë nesër prej orës 11:00, duke u dhënë kështu mundësi të gjithë atyre që nuk do të mundin të bëjnë sot audicionin, të vijnë të provojnë zërin, nesër, në mjediset e studiove të Top Channel.