Energjik, elokuent e karizmatik, Flori Gjini është një emër i ri i ekranit që premton shumë. Zërin ja keni dëgjuar jo pak ndër vite si personazh i konsoliduar radiofonik që prej moshës 9-vjeçare. Flori është bërë pjesë e ekranit të Top Channel që prej 1 viti kur sfidoi veten në rolin e prezantuesit televiziv në programin “Pushime on Top” dhe i’a doli më së miri.

Aktualisht pjesë e kastit të “E Diell”  Flori merr përsipër dhe  detyrën e V-Reporter në “The Voice Kids” dhe është gati të nisë aventurën e tij pranë artistëve të vegjël. Do të jetë pjesë interaktive e spektaklit në të gjitha rrjetet tona sociale dhe do të ndajë me ju të gjitha detajet e V-Room përgjatë “Netëve Live”.