Shkrim publikuar nga portali NOA.al

Spektakli muzikor “The voice kids” pritet të nisë së shpejti në Top Channel.

Këtë gjë e bën të ditur këngëtarja e mirënjohur Miriam Cani, e cila ka publikuar një fotografi në Instagram ku shfaqet me pjesëtarët e tjerë të jurisë, dhe drejtuesin Ledion Liço.

Përveç Miriam Canit, pjesë e jurisë së “The voice kids”, do të jenë këngëtarët Aleksandër Gjoka, Renis Gjoka dhe Eneda Tarifa.

Spektakli ka si synim të nxjerrë në pah talentin e fëmijëve që do të marrin pjesë, në fushën e muzikës.

“Së shpejti”, shkruan Miriam krahas fotografisë së publikuar./a.k/noa.al/