Një tjetër fazë e rëndësishme ka filluar në ‘The Voice Kids’, gjë të cilën na e tregon edhe ribashkimi i pjesëtarëve të orkestrës së ‘The Voice’. Studiot e ‘The Voice Kids’ janë gati dhe në ambjentet e televizionit ‘Top Channel’ dëgjohen tinguj dhe zërat e fëmijëve, të cilët po përgatiten për Audicionet e Fshehura. Provat për këtë fazë sapo kanë filluar!

Për këtë sezon të ‘The Voice Kids’ përsëri janë përzgjedhur profesionistët më të mirë, të cilët do të shoqërojnë ‘live’ fëmijët e përzgjedhur ndër mijëra zëra që konkurruan në audicione. Orkestra e ‘The Voice Kids’ e përbërë nga artistë të mirënjohur ka një rol mjaft të rëndësishëm në përgatitjen e këtyre fëmijeve për t’u përballur me skenën gjigande të ‘The Voice Kids’.

Orkestra shoqëron ‘live’ artistët në çdo fazë të këtij talent show, duke e shndërruar ‘The Voice’ në një shkollë për të përgatitur artistët e vërtetë të së ardhmes. Puna e tyre e përkushtuar fillon tani dhe do të shoqërojë këta fëmijë deri në  Finalen e Madhe.