Në ambjentet e Top Channel tashmë dëgjohen tingujt e parë muzikorë dhe zërat e artistëve të vegjël që do të bëhen pjesë e këtij edicioni të ri shumë emocionues.

Provat kanë nisur e së bashku me profesionistët e orkestrës dhe ndihmën e madhe të ‘Vocal Coach-ëve’ konkurrentët po përgatiten për fazën e Audicioneve të Fshehura që do të fillojë së shpejti.

Puna e përkushtuar e orkestrës do t’i shoqërojë këta fëmijë deri në Finalen e Madhe duke e bërë “The Voice Kids” një shkollë që përgatit artistët e së ardhmes.

Shumë shpejt publiku do të njihet me zërat, karakterin e tyre dhe talentet që i bëjnë ata të veçantë! “The Voice Kids” edhe këtë edicion do të zbulojë hap pas hapi surprizat që i presin konkurrentët e vegjël të tij!